BASKETBOLL/ Partizani përmbys Tiranën, fluturon në finalet “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 9:54

BASKETBOLL/ Partizani përmbys Tiranën, fluturon në finalet “play off”

Kur dukej se kualifikimi do të ishte një formalitet për Tiranën në finalet “play off” të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra, Partizani është rikthyer fuqishëm, duke fituar tre derbe radhazi, për të prerë kështu bletën që të çon në finale.basket partizaniTë kuqet e Eliverta Bujarit kompletuan dje përmbysjen e madhe në shifrat 3-2 në gjysmëfinaleve, duke fituar derbin e pestë dhe të fundit të serisë. Pas një ndeshjeje me shumë emocione në sallën “Farie Hoti”, gjithçka u vendos me kohë shtesë 71-79 në favor të Partizanit. Vajzat bardheblu shpërdoruan kështu avantazhin e dy fitoreve në sfidat e para dhe tashmë e shohin veten të eliminuara, ndërsa të kuqet fluturojnë në finale, aty ku i pret Flamurtari.

NDESHJA – Derbi i pestë “play off” nisi më mirë për Tiranën, që arriti të merrte periodën e parë 16-8. Partizani u rrit në çerekun e dytë, ku fitoi 16-21, ndërsa pjesa e parë u mbyll 32-29 për ekipin e drejtuar nga Mirza Alibegaj. Të kuqet ishin superiore edhe në periodën e tretë, të cilën e morën 13-20, duke kryesuar 45-49 pas tri periodash. 10- minutëshi i fundit ishte me emocione të mëdha, me Tiranën që pas shumë përpjekjesh arriti të dilte përpara në 66-63, kur kishin mbetur edhe 20 sekonda lojë.

Por, në aksionin pasardhës, me një finalizim të saktë për 3 pikë, Pack-Maddox shpëtoi Partizanin, duke barazuar në 66- 66, rezultat më të cilin u mbyll edhe koha e rregullt. Në 5 minutat shtesë të kuqet dominuan dhe fituan 5-13, duke e mbyllur me festë dhe kualifikimin në shtëpinë e rivaleve. Paraqitje monstruoze nga Ornela Lalaj, me 13 pikë dhe mbi të gjitha 20 kërcime për Partizanin, mbështetur nga Lauren Carter me 18 pikë e 17 kërcime si dhe Najiyah Pack-Madox me 23 pikë. Për Tiranën u dalluan Oyanaisy Gonzales me 16 pikë dhe Myriam Lara me 14 pikë e 10 kërcime, por që mbetën vetëm për vlerë statistikore.SF

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL