BASKETBOLL/ Mungon presidenti për të dorëzuar trofeun, shtyhet finalja Besëlidhja-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 13:45

BASKETBOLL/ Mungon presidenti për të dorëzuar trofeun, shtyhet finalja Besëlidhja-Tirana

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj është në metrat fundit të edicionit 2025-2026, teksa janë luajtur tashmë dy finalet e para “play off” ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës.

SDG

Lezhjanët i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe e kryesojnë serinë 2-0, duke qenë kështu vetëm një sukses larg titullit të tretë radhazi kampion, një titull që mund të vuloset përfundimisht që në finalen e tretë, takim i planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Por, Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë së fundmi një ndryshim në axhendë për finalen e tretë “play off”, duke e zhvendosur atë për të hënën në orën 18:00.

Gazeta “Panorama Sport” zbulon se shkak për spostimin e ndeshjes është mungesa e presidentit të FSHB-së, Avni Ponari, i cili në fundjavë do të jetë në Reikjavik të Islandës për Asamblenë e FIBA Europë.

Kështu, duke qenë se finalja e tretë “play off” mes lezhjanëve dhe bardhebluve mund të rezultojë edhe decizive për titullin, federata ka menduar të ndryshojë axhendën, në mënyrë që të jetë i prezent kreu i FSHB-së për të dorëzuar trofeun. Një kalkulim jo i saktë organizativ, i zgjidhur me një modifikim të kalendarit.

PANORAMASPORT.AL