BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana tregon muskujt ndaj Apolonisë, Teuta dhe Vllaznia s’falin. Kamza shkatërron Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2026 | 14:05

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana tregon muskujt ndaj Apolonisë, Teuta dhe Vllaznia s’falin. Kamza shkatërron Partizanin

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka zhvilluar pesë ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të sezonit të rregullt.

saasasaadsad

Sfida e parë e javës ishte në Durrës, me Teutën që mposhti Pogradecin në shifrat 94-88. Një takim që nuk kaloi pa rivalitet, pasi liqenorët provuan deri në fund që të bënin befasinë. Powers me 24 pikë dhe 7 kërcime ishte më i mirë për bregdetarët, ndërsa për miqtë nuk mjaftoi paraqitja super nga Taylor, protagonist me 29 pikë, 17 kërcime dhe 6 asistime.

Vllaznia mori një fitore në transfertë përballë Fierit me rezultatin 86-98, takim i luajtur në Vlorë. Shkodranët e bënë diferencën në periodën e tretë, të cilën e morën me +12 pikë, për të administruar më pas me qetësi në çerekun e fundit. Habbitt, protagonist me 29 pikë, ishte lojtari me efikasitetin më të lartë për kuqeblutë, ndërsa për fierakët u dalluan Anyanwu me 25 pikë e 14 kërcime dhe Green me 31 pikë.

Duke kaluar në ndeshjet e të dielës, Kamza shkatërroi Partizanin me rezultatin treshifror 66-107. Një ndeshje pa histori, ku për kamzalinjtë u dalluan Murray me 28 pikë dhe Saëyer me 21. Shënuesi më i mirë i të kuqve ishte Pylla me 16 pikë, por që mbetën vetëm për statistikë.

Ndërkohë, Elbasani mposhti Flamurtarin në shifrat e ngushta 93-89 pas një takimi me rivalitet. Juelfs me 31 pikë dhe Çela me 13 pikë, 16 kërcime dhe 8 asistime ishin dy lojtarët që mbajtën peshën kryesore në suksesin e vendësve, ndërsa për vlonjatët shkëlqeu Williams me 35 pikë e 20 kërcime.

Në takimin e mbrëmjes, Tirana tregoi muskujt në sallën “Farie Hoti”, duke mposhtur Apoloninë me rezultatin 91-83. Williams me 22 pikë dhe Skëndaj me 18 ishin shënuesit më të mirë për bardheblutë. Për fierakët nuk mjaftuan Bate me 22 pikë e 9 kërcime dhe dopieta dyshifrore nga Holt (17 pikë, 10 kërcime).

Ndërkohë, FSHB bën të ditur se ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Besëlidhjes është shtyrë për shkak të kalendarit të ngjeshur të lezhjanëve.

asdsadssadasdsa

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL