BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Besëlidhja, sot për finalen e dytë në “Feti Borova”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2026 | 13:53

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Besëlidhja, sot për finalen e dytë në “Feti Borova”

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të rikthehet sot për finalen e dytë “play off”, me Tiranën dhe Besëlidhjen që do të zbresin këtë herë në parketin e sallës “Feti Borova”, takim që sheh si pritës bardheblutë.

5

Lezhjanët e kryesojnë serinë 1-0 dhe do të kërkojnë të hedhin një tjetër hap drejt titullit, që do të ishte i treti radhazi për ta. Nga ana tjetër, Tirana synon të vendosë ekuilibrat dhe të mbetet në garë deri në fund.

Për sa i përket ndeshjes së parë në “Asllan Rusi”, Besëlidhja fitoi pa shumë probleme. Ekipi i Afrim Bilalit ishte gjithnjë në avantazh, ndërsa e mbylli në fund me +18 pikë, duke triumfuar me rezultatin treshifror 104-86. Kujtojmë që skuadra kampione vendoset me 3 fitore në një seri prej 5 takimesh finale.dsgf

PANORAMASPORT.AL