BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana çmonton me tri shifra Skënderbeun
Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka ulur dje zyrtarisht siparin e sezonit të rregullt me zhvillimin e ndeshjes së prapambetur ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, takim i vlefshëm për javën e 18-të, i shtyrë për shkak të bllokimit të akseve rrugore në juglindje të vendit.

Bardheblutë u shfaqën dominues në përballjen e luajtur në Pogradec, duke i shkatërruar korçarët me rezultatin e rëndë 72-151 (10-40, 14-15, 24-37, 24-39). Një ndeshje pa histori, e komanduar në çdo aspekt nga Tirana përballë një Skënderbeu që paraqitej me ekip tërësisht vendor.
Me nëntë lojtarë në dopioshifër pikësh, më të mirët për Tiranën ishin Richard Lilaj (13 pikë, 4 kërcime, 15 asistime) dhe Aleksis Nika (11 pikë, 7 kërcime, 13 asistime). Me mbylljen e sezonit të rregullt, tashmë do të jetë radha e “play off”-it, i cili do të nisë me fazën eliminatore, duke ofruar sfidat Vllaznia-Teuta dhe Apolonia-Skënderbeu.

PANORAMSPORT.AL













