Postuar: Maj 9, 2026 | 14:02
BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja ndaj Tiranës, sot finalja e parë
Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë sot serinë e finaleve “play off” ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, me sfidën e parë në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Një seri prej 5 finalesh, me titullin që shkon për ekipin që arrin numrin e 3 fitoreve.
Lezhjanët dhe bardheblutë garantojnë një “play off” elektrizues, me betejat që do të shohin Besëlidhjen pritëse në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa Tirana do t’i luajë sfidat si pritëse në sallën “Feti Borova”.
PANORAMASPORT.AL













