BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja likuidon Vllazninë, Tirana nuk përmbahet në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 8:55

BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja likuidon Vllazninë, Tirana nuk përmbahet në derbi

Është kompletuar dje java e 19-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, një javë që dhuroi takime interesante. Besëlidhja vijon të bëjë një kampionat më vete, duke mos njohur rivalë. “Viktima” e radhës e lezhjanëve ishte Vllaznia, një ekip me ambicie që i bëri ballë për 30 minuta lojës së skuadrës që drejtohet nga Afrim Bilali.

sdgsd

Megjithatë, Besëlidhja e fitoi thellë derbin e veriut, duke e mbyllur në shifrat 95-70 (18-17, 25-20, 24-28, 28- 5), por diferencën e realizoi vetëm në çerekun e fundit, të cilin e mori me +23 pikë, për të forcuar gjithnjë e më shumë pozitat në vendin e parë. Vlerësimi MVP shkoi për Eldi Hysën, protagonist me 19 pikë, 2 kërcime dhe 4 aistime. Në ndeshjet e tjera, gjithçka e thjeshtë për Tiranën në derbin kundër Partizanit. Bardheblutë fituan me rezultatin treshifror 70-137 kundër të kuqve, me këta të fundit që vetëm emri i lidh me ekipin legjendar të basketbollit shqiptar. Lojtari i ndeshjes ishte Jonathan Massie, autor i 30 pikëve, 4 kërcimeve dhe 5 asistimeve për Tiranën.

Teuta kaloi me sukses trasfertën kundër Fierit, duke triumfuar me rezultatin 88-90, takim që u zhvillua në Vlorë. Një ndeshje me shumë rivalitet, ku për të përcaktuar fituesin u nevojitën 5 minutat shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 79-79. Elijah Farr me 24 pikë e 10 kërcime bëri diferencën për durrsakët, ndërsa për Fierin nuk mjaftuan Michael Green (30 pikë, 6 kërcime, 11 asistime) dhe Brando Anyanwu (30 pikë, 11 kërcime, 7 asistime).

Apolonia mposhti bindshëm Ebasanin në Fier në shifrat 91-62, udhëhequr nga Austin Holt, MVP me 17 pikë e 14 kërcime. Sukses në shtëpi edhe për Skënderbeun, me korçarët që mundën Kamzën 82- 69, takim ku spikati Linton Brown, protagonist me 28 pikë për vendësit. Ndërkohë, në sfidën e zonës së ftohtë të tabelës, Pogradci mposhti Flamurtarin 95-76. Liqenorët u udhëhëoqën nga Christain Taylor me 21 pikë, 11 kërcime e 7 asistime dhe Kevin Granzan me 30 pikë.FDGHD

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL