BASKETBOLL MESHKUJ/ Besëlidhja dhe Tirana, sot për finalen e tretë
Besëlidhja dhe Tirana do të zbresin sot në parket për finalen e tretë “play off” të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, takim që do të luhet në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Siç dihet, lezhjanët e kryesojnë serinë e finaleve 2-0 dhe kjo përballje mund të rezultojë vendimtare edhe për fatet e titullit, pasi në rast të një tjetër fitoreje, skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali do të kurorëzohej për herë të tretë radhazi kampione e Shqipërisë.
Në dy finalet e para Besëlidhja është treguar superiore, duke marrë të parën me rezultatin treshifror 104-86 dhe të dytën në shifrat 90-77. Bardhebluve nuk u lejohet më asnjë gabim nëse duan që të mbeten në garë për titullin.
PANORAMASPORT.AL













