BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari përgatit festën, nesër finalja 3 ndaj Partizanit
Kampionati kombëtar i basketbollit për femra, kompeticion që këtë sezon pa të merrnin pjesë vetëm 5 ekipe, do të zhvillojë nesër finalen e tretë “play off” ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit.
Vlonjatet kryesojnë serinë 2-0 me ndeshje dhe të martën në orën 18:00 do të zbresin në parketin e pallatit të sportit “Flamurtari” për të mbyllur përfundimisht llogaritë e titullit, që do të ishte i 27-ti në historinë e klubit.
Nga ana tjetër, Partizani shpreson të mbetet në lojë dhe të ngushtojë serinë, por të kuqet janë të vetëdijshme se i pret një transfertë e zjarrtë përballë një skuadre që këtë sezon ka njohur vetëm fitore në kampionat. Kujtojmë që Flamurtari e mbylli sezonin e rregullt me pikë të plota, ndërsa në gjysmëfinale kaloi lehtësisht Studentin.
Për sa i përket Partizanit, të kuqet u klasifikuan në vendin e tretë në kampionatin e rregullt, për të eliminuar më pas Tiranën në gjysmëfinalet “play off”, ku realizuan një përmbysje të madhe nga 0-2 në 3-2 me ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













