BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari “harron” Ligën Unike, mposht Partizanin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 18:34

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari “harron” Ligën Unike, mposht Partizanin në kampionat

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka kompletuar dje javën e 18-të me takimin ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit në Vlorë. Pas zhgënjimit në fazën “Final 4” të Ligës Unike, vlonjatet u rikthyen te fitoret në kampionat, aty ku qëndrojnë të pamposhtura.

flamurtari basket

Flamurtari triumfoi thellë me rezultatin 87-64 (23-13, 19-17, 20-12, 25-22). Gedeon me 15 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, Brisker me 24 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, Fair me 15 pikë e 10 kërcime si dhe Muçenji me 14 pikë ishin lojtaret që bënë diferencën për ekipin vlonjat. Në radhët e Partizanit u dalluan Carter me 14 pikë e 7 kërcime, Lalaj me 10 pikë e 7 kërcime dhe Pack-Maddox me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Studenti mundi Vllazninë në Shkodër në shifrat 60-66 (16-7, 18-15, 13-19, 13-25), përballje e zhvilluar të shtunën. Kryeqytetaset e bënë diferencën në pjesën e dytë, të udhëhequra nga Marina Pëllumbi (18 pikë, 7 kërcime, 6 asistim), ndërsa për shkodranet nuk mjaftoi Bernarda Rreshpja (22 pikë, 13 kërcime, 6 asistime).

sdfsdfdsffdfdfdsdsffds

PANORAMASPORT.AL