BASKETBOLL FEMRA/ Edhe derbi i radhës ishte i Partizanit, barazohet seria dhe do luhet e 5-ta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 17:42

BASKETBOLL FEMRA/ Edhe derbi i radhës ishte i Partizanit, barazohet seria dhe do luhet e 5-ta

Kur dukej se gjithçka po shkonte në favor të bardhebluve, Partizani është rikthyer fuqishëm në gjysmëfinalet “play off” të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra.

saddsadsadsadasas

Të kuqet kanë shënuar fitoren e dytë radhazi në derbin kundër Tiranës, duke e barazuar serinë në 2-2. Takimi djeshëm në “Asllan Rusi” dhuroi rivalitet, ndërsa në fund festa u takoi skuadrës së Eliverta Bujarit, që triumfoi me rezultatin 64-62 (16-18, 18-7, 14-18, 16- 19). Një takim shumë i luftuar, me Partizanin që e bëri diferencën në periodën e dytë, megjithatë Tirana arriti të reagonte mirë.

Gjithçka u vendos në sekondat e fundit me një gjuajtje të saktë për 2 pikë nga Dasia Evans. Lauren Carter me 20 pikë, Najiyah PackMaddox me 18 dhe Ornela Lalaj me 13 pikë e 12 kërcime shkëlqyen në suksesin e Partizanit. Tashmë skuadra që do të sfidojë Flamurtarin në finale do të vendoset në takimin e pestë dhe të fundit gjysmëfinal.

dsffdsfsdsfdfsdfdsdsf

PANORAMASPORT.AL