BASKETBOLL FEMRA/ “Diktaturë” e Flamurtarit, feston titullin e 27-të. Bregdetaret e përfundojnë kampionatin pa humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2026 | 10:50

BASKETBOLL FEMRA/ “Diktaturë” e Flamurtarit, feston titullin e 27-të. Bregdetaret e përfundojnë kampionatin pa humbje

Flamurtari është shpallur për herë të 27-të kampion i Shqipërisë në basketboll për vajza. Vlonjatet i mbyllën llogaritë 3-0 me ndeshje në finalet “play off” kundër Partizanit, duke festuar titullin para publikut të tyre të zjarrtë.

basket flamurtari

Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, duke dominuar totalisht në finalen e tretë që u zhvillua dje në Vlorë, të cilën e mori në shifrat 76-55 (17-6, 22-23, 18-9, 19-17). Një takim i dominuar nga bregdetaret, të cilat e bënë diferencën në periodën e parë dhe të tretë.

Amerikanet Madison Cluse me 10 pikë e 15 kërcime, Adia Brisker me 19 pikë dhe Phoenix Gedeon me 14 pikë e 8 kërcime udhëhoqën vlonjatet në finalen e tretë. Flamurtari e mbyll kështu sezonin 2025-2026 pa asnjë humbje dhe me tripletë trofeshë, pasi më parë vlonjatet kishin fituar si Superkupën, gjithashtu edhe Kupën e Shqipërisë. Ky është titulli i 18-të kampion në 21 edicionet e fundit për Flamurtarin, statistikë që tregon dominimin e jashtëzakonshëm të skuadrës bregdetare në basketbollin shqiptar pas viteve 2000.

FL

HASANAJ – Elona Hasanaj, drejtoresha e Flamurtarit, e cila bën “de facto” edhe trajneren, u shfaq shumë e lumtur dhe e emocionuar për titullin. “Jam shumë e emocionuar dhe shumë e kënaqur me këtë kampionat dhe për këtë rezultat. Kishim përballë Partizanin një ekip shumë të mirë. Dua të falenderoj pa fund të gjithë tifozët vlonjatë. Falenderoj të gjithë ata që e sollën Flamurtarin këtu pasi unë nuk jam vetëm. E para është Bashkia Vlorë. Janë vajzat që kanë sakrifikuar pa fund, të cilat kanë luajtur edhe të sëmura”, u shpreh Hasanaj.

PONARI – Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, i uron suksese Flamurtarit, ndërsa vlerëson rrugëtimin në këtë kampionat. Kreu i federatës sugjeron se në të ardhmen Flamurtari duhet të ketë sa më shumë vajza vlonajte në skuadrër. “I uroj shumë suksese Flamurtarit. E ka mëse të merituar këtë titull, pasi ka bërë një kampionat shumë të mirë. Sa më të përgatitura të jenë vajzat tona aq më pak lojtarë të huaj do të kemi. Uroj që Flamurtari të përgatisë sa më shumë vajza për te qenë pjesëmarrëse e këtyre garave pasi është një lojë që gocat e pëlqejnë gjithmonë. Uroj për sa më shumë terrene dhe vajza vlonjate në skuadër”, përfundon Ponari.3

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL