Postuar: Maj 2, 2026 | 13:23
BASKET MESHKUJ/ “Play off”, sot sfidat e treta gjysmëfinale
Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të zhvillojë sot ndeshjet e treta gjysmëfinale të “play off”-it.
Në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të përballen Besëlidhja dhe Apolonia, ndërsa në të njëjtën orë në “Farie Hoti” do të luhet “klasikja” e radhës mes Tiranës dhe Vllaznisë. Besëlidhja dhe Tirana udhëheqin me rezultatin 2-0 në serinë e gjysmëfinale dhe janë vetëm një fitore larg kualifikimit për në finale.

Në radhët e femrave, finalja e tretë ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit do të luhet të martën në orën 18:00 në Vlorë, me bregdetarët që shpallen kampione në rast suksesi, duke qenë se i kanë fituar 2 takimet e para.

PANORAMASPORT.AL













