BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja, leksion treshifror Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 14:57

BASKET MESHKUJ/ Besëlidhja, leksion treshifror Skënderbeut

Për Besëlidhjen çdo ndeshje në kampionat është kthyer në formalitet dhe e tillë ishte edhe transferta e djeshme kundër Skënderbeut, takim i prapambetur, i vlefshëm për javën e 18-të në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj.basLezhjanët konfirmuan superioritetin e tyre ndaj çdo kundërshtari, teksa kaluan me rezultatin treshifror 74-141 kundër korçarëve në përballjen e zhvilluar në Pogradec. Një ndeshje pa histori, me dominim absolut të skuadrës veriore në të katërta periodat. Miqtë, të drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, e filluan me ritëm, ndërsa e morën periodën e parë 17-31.

Në çerekun e dytë epërsia e Besëlidhjes ishte edhe më e madhe, e përkthyer në shifrat 22-43, me ekipet që shkuan në pushimin e madh në rezultatin 39-74. Pjesa e dytë ishte një formalitet, me lezhjanët që morën edhe dy periodat e radhës 18-32 dhe 17-35. Kështu gjithçka u mbyll me +67 pikë për kampionët në fuqi.

Me tetë lojtarë në dopioshifër pikësh, më të mirët për lezhjanët ishin Morris Stokes me 24 pikë, Marvin Prodani me 12 pikë e 17 asistime si dhe Dalen Ridgnal me 10 pikë e 13 kërcime. Kjo ishte fitorja e 21-të në po kaq ndeshje për lezhjanët në kampionat.

Ndërkohë, duke kaluar në kampin korçar, rendimentin më të lartë e kishte Brock Wakefield, autor i 22 pikëve, i 8 kërcimeve dhe i 5 asistimeve, me Skënderbeun që pëson humbje pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.36

PANORAMASPORT.AL