BASKET FEMRA/ Tirana merr bronzin mbarëkombëtar, fiton përballjen kundër vlonjateve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2026 | 12:57

BASKET FEMRA/ Tirana merr bronzin mbarëkombëtar, fiton përballjen kundër vlonjateve

Finalja e vogël e Ligës Unike të basketbollit për femra ka shkuar për Tiranën. Vajzat bardheblu fituan derbin e skuadrave të Shqipërisë, teksa dje mposhtën Flamurtarin me rezultatin 78-73 (23- 21, 23-14, 17-19, 15-19).zsdsfTakimi i zhvilluar në sallën “Sezai Surroi” në Prizren dhuroi rivalitet, por Tirana u tregua më e vendosur dhe më e uritur për të mbërritur te suksesi. Kryeqytetaset e bënë diferencën në pjesën e parë, për ta menaxhuar më pas në gjysmën e dytë të ndeshjes, duke merituar suksesin. Një fitore që i jep më shumë moral skuadrës bardheblu edhe për pjesën e finale të kampionatit kombëtar.

Mackenzie Daleba me 23 pikë e 13 kërcime si dhe Myriam Lara me 19 pikë e 16 kërcime ishin lojtaret që mbajtën peshën kryesore në triumfin e Tiranës. Te Flamurtari nuk mjaftoi Madison Cluse, e cila “flirtoi” me tripletën dyshifrore, duke e mbyllur sfidën me 31 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

Në fund u zhvilluan edhe ceremonia e medaljeve, me vajzat e Tiranës që festuan vendin e tretë në Ligën Unike 2025-2026.

PANORAMASPORT.AL