BASKET FEMRA/ Liga Unike luan fazën e nxehtë, sot radha për sfidat gjysmëfinale
Prizreni është qyteti mikpritës i fazës “Final 4” në Ligën Unike 2025-2026 në basketbollin e femrave. Katër skuadrat më të mira të kompeticionit mbarëkombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun, ndërsa sot të do të jetë radha e ndeshjeve gjysmëfinaleve.
Përballja e parë e ditës është ndërmjet skuadrës Peja 03 dhe Tiranës (ora 16:00). Skuadra pejane u rendit e para me nëntë fitore e një humbje, ndërsa vajzat bardheblu e mbyllën sezonin e rregullt me katër fitore e gjashtë humbje, duke u klasifikuar në vendin e katërt.
Më tej, në orën 19:30 do të luhet gjysmëfinalja e dytë, ku kampioni i Kosovës, Bashkimi, do të ndeshet me Flamurtarin, kampionin e Shqipërisë dhe fituesin në fuqi të Ligës Unike. Prizrenaset ishin në vendin e dytë me tetë fitore e dy humbje, kurse vlonjatet të tretat me gjashtë fitore e katër humbje.
Pas gjysmëfinaleve, të mërkurën do të jetë radha për finalen e vendit të tretë si dhe për finalen e madhe.
PANORAMASPORT.AL













