Barazimi ndaj Dinamos, italiani Moriero: Me pak më shumë fat mund ta fitonim ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2026 | 15:12

Barazimi ndaj Dinamos, italiani Moriero: Me pak më shumë fat mund ta fitonim ndeshjen

Pas barazimit 1-1 ndaj Dinamo Tirana në transfertën e Elbasanit, trajneri Francesco Moriero u shpreh i zhgënjyer për golin e pësuar në fund të pjesës së parë, duke theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje.

Moriero

Tekniku italian deklaroi se ishte e vështirë për ekipin të përballonte goditjen psikologjike të golit të pësuar në minutat shtesë të fraksionit të parë, pasi deri në atë moment lojtarët kishin bërë një paraqitje shumë të mirë dhe kishin punuar fort për ta mbyllur pjesën në avantazh. “Sipas meje, epërsia ishte e merituar, sidomos përballë një skuadre të fortë si Dinamo.

Të pësosh gol në sekondat e fundit të pjesës së parë të heq energji dhe entuziazëm”, u shpreh Moriero. Megjithatë, ai vlerësoi paraqitjen e përgjithshme të ekipit, duke shtuar se me pak më shumë fat, skuadra e tij mund të kishte dalë me tri pikë nga kjo sfidë. “Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe me pak më shumë fat mund ta fitonim takimin”, përfundoi trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL