Barazime në dy ndeshje, Ermal Meta fiton besimin te Tirana: Të fitojmë me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 16:07

Barazime në dy ndeshje, Ermal Meta fiton besimin te Tirana: Të fitojmë me Elbasanin

Ermal Meta foli pas barazimit 1 me 1 të Tiranës me Vllazninë.

Screenshot 2025-12-20 160645

“Duhet të japim të gjithë, unë i pari dhe çuna më të ri. Viti i tretë, duhet të jem si një lider.

Duhen pikët, të fitojmë dhe luftojmë si sot dhe javën e kaluar. Kemi një ndeshje me Elbasanin për këtë vit dhe shpresojmë ta fitojmë.

Për mua e rëndësishme të luaj, të bëj mirë kudo të jem, të fitojë ekipi. Dhe në mbrojtje dhe mesfushë nuk është problem. Sa i përket dëmtimit, kam akoma disa gjëra të vogla dhe prandaj nuk kam qenë aty ku duhet”, u shpreh Meta për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL