Balaj-Mala baza e Vllaznisë së re, por a do të qëndrojnë në Shkodër?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2025 | 17:35

Balaj-Mala baza e Vllaznisë së re, por a do të qëndrojnë në Shkodër?

Pavarësisht se Vllaznia nuk arriti të fitonte kampionatin, duke dalë duarbosh në finalen me Egnatian, shkodranët në gjirin e tyre këtë edicion kanë pasur dy nga futbollistët më të spikatur në edicionit.MixCollage-16-May-2025-05-17-PM-5155Fjala është për dyshen Balaj-Mala, që ishin liderët e skuadrës shkodrane. Duke nisur nga kapiteni Balaj, i cili është për të dytin vit radhazi golashënuesi më i mirë i Superiores. 34-vjeçari shënoi 17 gola në edicionin e rregullt, e duke shtuar edhe 2 rrjetat në përballjen me Dinamon në “Final 4”, shkodrani e mbylli në kuotën e 19 rrjetave sezonale, duke merituar kështu trofeun e “Këpucës së Artë” për edicionin e dytë radhazi.

Një tjetër element që spikati ishte edhe Esat Mala, me prizrenasin i cili përjetoi sezonin më të mirë në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Partizanit shënoi 7 gola dhe dhuroi 12 asiste në Superiore, ku më mirë se ai nuk bëri askush në aspektin e asisteve në Superiore.

Një dyshe nga e cila pritet të rinisë Vllaznia e re e edicionit 2025-26, ku me Malën drejtuesit patjetër duhet të negociojnë edhe marrëveshjen e re, sepse kontrata e shtatshkurtrit përfundon në fund të muajit qershor.

PANORAMASPORT.AL