Badosa thyen heshtjen për Tsitsipasin: Ishte një marrëdhënie toksike
Paula Badosa ka folur për herë të parë hapur mbi fundin e lidhjes së saj me Stefanos Tsitsipas, duke e cilësuar marrëdhënien si një përvojë toksike që e bëri ndarjen shumë më të vështirë sesa pritej. Tenistja spanjolle, gjatë një takimi me mediat në Berlin, hodhi akuza të forta ndaj ish-partnerit të saj grek, duke lënë të kuptohet se mënyra se si ai menaxhoi situatën pas ndarjes e komplikoi edhe më shumë procesin.

Ishte një marrëdhënie toksike”, kështu e përshkroi Badosa, e cila theksoi kjo sjellje e bëri të pamundur ruajtjen e një marrëdhënieje korrekte dhe miqësore pas përfundimit të romancës së tyre.

Deklaratat e saj kanë shkaktuar menjëherë reagime në botën e tenisit dhe në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë detajet e reja që dalin nga një prej historive më të komentuara të sportit në vitet e fundit.
Mbetet për t’u parë nëse Tsitsipas do t’u përgjigjet publikisht këtyre pretendimeve, ndërsa vëmendja e mediave vazhdon të jetë e përqendruar te ish-çifti i famshëm i tenisit.
PANORAMASPORT.AL













