Postuar: Tetor 2, 2025 | 22:35
Aventura e parë jashtë Shqipërisë, ish-trajneri i Superiores në bisedime me klubin e…
Trajneri Nevil Dede mund të nisë një aventurë të re në Superligën e Kosovës.

Ai është i “papunë” që prej shkurtit të 2025-ës kur u largua nga Bylisi. Mësohet se klubi i Ferizajt e ka kontaktuar Deden pas largimit të Arsim Abazit.
50-vjeçari është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës, por palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, teksa janë në bisedime.
Dede nuk ka drejtuar asnjëherë skuadër jashtë Shqipwrisë, ndërsa ka qenë trajneri i Tiranës, Erzenit, Dinamos, Elbasanit, etj.
PANORAMASPORT.AL













