Arkitekti i Vorës kampione, trajneri Bellaj: Vjet e shijova me Bylisin, por…
Vora fitoi me rezultatin 2-0 përballë Burrelit. Tashmë si kampionë në Kategorinë e Parë, kanë siguruar ngjitjen në Superiore.

Pas ndeshjes foli trajneri i Vorës, Arjan Bellaj.
Sa i lumtur je? Në radhë të parë dua t’i jap të gjitha përgëzimet dhe fjalët më të mira për futbollistët, janë ato që na pasqyrojnë punën tonë, gjithçka në fushën e lojës. E kanë bërë nga dita e parë dhe deri sot, duke qëndruar në krye të tabelës dhe duke merituar ngjitjen në Superligë. Më kënaq, vjet e shijova Bylisin, këtë vit dolëm kampion.
Vazhdimi në Superiore? Kam folur me presidentin, do flasim në vijim. Të mbarojmë këto dy ndeshje, stërvitjen. Ëshë një kohë e madhe dhe nuk duhet të qëndrojnë futbollistët kaq gjatë.
Unë përgëzoj futbollistët, por nuk dua të harroj stafin, drejtorin teknik, punëtorëet që i kemi çdo ditë që na shërbejnë që të mos u mungojë lojtarëve asgjë dhe që të jemi të gjithë të kënaqur.
Përqindjen më të madhe e ka presidenti që ofron këto kushte dhe mundësinë që të bashkëpunojmë një president me një trajner si unë. Është kënaqësi, që në fillim kemi menduar të mos marrim kapterë por ushtarë. Të gjithë e kanë treguar, kemi marrë çuna të rinj 23-vjeçare që kanë dëshur të rriten e vrapojnë. Pastaj janë futbollistët e stafit, janë futbollistët që kanë duruara, janë munduar e kanë sakrifikuar për këtë ditë.
PANORAMASPORT.AL













