Argjentinasi vesh sot fanellën e Tiranës, zbulohet dëshira e drejtuesve për bardheblutë
Merkatoja e Tiranës ende nuk është mbyllur. Pas afrimit të argjentinasit Vera, Ernest, Smaçit, Rafaelit Tirana kërkon të ketë në ekip edhe një lojtar tjetër. Drejtuesit, kërkojnë një “uinger”, i cili të jetë jo vetëm nga ata që të sulmojë në fashë, por edhe rezultativ para porte.
Prej ditësh po punohet për këtë futbollist, ndërsa shumë shpejt do të ketë edhe emër konkret. Skuadra ka në fakt, Abahun, por ky i fundit nuk ka shënuar një gol, Haxhiu është i dëmtuar, Gjumsi po ashtu, si dhe dyshen Ndreca-Prengaj.
Trajneri Shkëmbi ua ka bërë të qartë drejtuesve se cilët lojtarë i bëjnë punë. Nga ana tjetër, mbrojtësi argjentinas, Luçiano Vera që pritet të firmosë me bardheblutë me të gjitha gjasat do të jetë sot në stërvitje. Bardheblutë presin vetëm TPS-në e lojtarit nga skuadra hungareze për ta regjistruar. Lojtari mund të luajë direkt si titullar në mbrojtjen bardheblu.
LARGIMET – Kujtojmë që Tola është i larguari i radhës nga bardheblutë. Më parë kanë ikur Fjoart Jonuzi te Dinamo, Jordi Jaku te Bolonja, Silvio Vokrri te Pogradeci. Aran Isuf ka arritur një marrëveshje me bardheblutë për t’u larguar në merkaton e janarit.
Futbollisti tjetër që mund të largohet është Bajroviç. Lojtari nuk është në planet e klubit Tirana, pasi performanca e tij ka qenë e ulët. Po diskutohet që skuadra të mbyllë marrëveshjen dyvjeçare që ka me të. Nëse edhe Bajroviç pranon, Tirana liron një vend në sulm.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"