Postuar: Janar 27, 2025 | 20:16
Alen Sherri nga mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”: Finalja e çdo lojtari është Kombëtarja, i rëndësishëm kualifikimi në Botëror
Alen Sherri ka folur në prag të mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”. Portieri i Kaljarit tashmë preku Kombëtaren në fjalët e tij duke thënë se pret sërish ftesën, ndërsa i rëndësishëm është kualifikimi historik.

Ish-portieri i Egnatias deklaroi:
“Besoj që niveli në klube është diçka që ndan nga Kombëtarja. Finalja e çdo lojtari është të arrish Kombëtaren.
Pres ftesën nga Kombëtarja, e rëndësishme që ekipi të bëjë mirë dhe të arrijë një kualifikim historik“, u shpreh Alen Sherri për “Klan Neës”.
PANORAMASPORT.AL













