“Alarmi” në mbrojtje, gafat e rënda i kushtojnë Partizanit 5 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2025 | 20:16

“Alarmi” në mbrojtje, gafat e rënda i kushtojnë Partizanit 5 gola

Përveç problemeve të mëdha në organikë dhe në lojë, Partizani gjatë këtyre javëve të fundit po bën edhe “dhurata”, që nuk i shkojnë aspak përshtat një skuadre që luan në të tilla nivele dhe që synon titullin kampion.

Screenshot 2025-03-07 201602

Vetëm në katër javët e fundit janë “falur” pesë gola. Kundër Egnatias në minutën e pestë, Domgjoni i dorëzoi topin Lushkjes para zonës dhe fantazisti kavajas nuk e pati të vështirë ta kalonte Qirkon me një parabolë.

Mbërrijmë te ndeshja me Elbasanin, kur Sembene bën dy ndërhyrje naive ndaj Zhoel në zonë dhe shkakton dy penallti që shndërrohen në gol nga Musta dhe i kushtojnë skuadrës humbjen. Në ndeshjen pasardhëse ndodh një tjetër pasiguri.

Këtë herë është Qirko, që bën një dalje të pastudiuar, nuk merret vesh me Sembenenë dhe Gruda përfiton, duke rrëmbyer sferën dhe çuar topin në rrjetë. Kjo ishte gafa e pestë e rëndë, që i ka kushtuar skuadrës po aq gola. Mbrojtja po kalon një moment të theksuar pasigurie dhe do të kërkohen korrigjime që në ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut në Korçë.

PANORAMASPORT.AL