Postuar: Prill 26, 2025 | 14:12
Absurdi në futbollin shqiptar, ekipet me pushime nga prilli në gusht
Një pjesë e mirë e skuadrave të Kategorisë së Parë kanë përfunduar kampionatin e këtij sezoni që në mesin e muajit prill. Ndërkohë, për një pjesë të ekipeve të Superiores, kjo fundjavë do të jetë ndeshja e fundit. Më tej do të vijohet me ndeshjet e “Final 4”, që përfundojnë në mesin e muajit maj.

Por, duke bërë disa llogari, duket disi absurde që pjesa më e madhe e skuadrave të qëndrojnë pushim 4 muaj. Kjo pasi nga data 20 prill, ato do të kthehen në aktivitet në fundin e muajit gusht, atëherë kur kanë nisur zakonisht.
Diçka e pazakontë, e justifikuar me organizimin e Kampionatit Europian U-17. Megjithatë, FSHF-ja duhet të marrë masa, ndoshta edhe për një rifillim më të herët.
PANORAMASPORT.AL













