Abilaliaj ka gjithë “batalionin” gati para durrsakëve, ja plani i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2025 | 10:47

Abilaliaj ka gjithë “batalionin” gati para durrsakëve, ja plani i Partizanit

Partizani mbylli dje në stërvitjen e fundit, përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Teutës në “Arenën e Demave”, në orën 18:00.PARTIZANIPas fitores kundër Skënderbeut, tri pikët kundër Teutës janë po aq detyrim për të konfirmuar se kriza tashmë është kapërcyer dhe të kuqtë janë një skuadër që kanë cilësinë për të fituar titullin dhe Kupën.

Kjo sfidë vjen para rreth dy javësh pushim, për shkak të pauzës prej ndeshjeve të Kombëtares. Një humbje do ta ftohte akoma më shumë ambientin te “Demat”, ndërsa fitorja do t’i çonte me ritmin e duhur në këto pushime të shkurtra, aq të rëndësishme për aspektin psikologjik pas një nisjeje “të tmerrshme” të këtij viti.

Lajmi i mirë është se të kuqtë shkojnë të plotë në këtë ndeshje. I vetmi i dëmtuar është Altin Bytyçi, i cili është drejt rikthimit me ekipin, por ndeshjen me Teutën e ka të humbur. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të shëndetshëm, teksa nuk ka as të pezulluar për kartonë. Rikthimi është Domgjoni, i cili ka shlyer pezullimin e kartonit të kuq. Sa i përket formacionit, nuk pritet që Abilaliaj të bëjë ndryshime të mëdha.

Mbrojtja me katër tregoi një skuadër më të organizuar, teksa mesfusha pritet të mbështetet te Kote, “frymëzimi” i fitores së fundit kundër Skënderbeut. As në sulm nuk priten ndryshime, me Eleke, që ende nuk e ka gjendjen për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.DPANORAMASPORT.AL