50 mijë euro për kartonin e mbrojtësit, Shkëndija mbush arkën e klubit të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2025 | 23:13

50 mijë euro për kartonin e mbrojtësit, Shkëndija mbush arkën e klubit të Superiores

Aleksandër Trumçi ka spikatur te Shkëndija në sezonin e tij të parë në Tetovë. Mbrojtësi i huazuar te Bylisi për 6 muaj me të drejtë blerje do të mbushë arkën e ballshiotëve me 50 mijë euro.

Screenshot 2025-01-01 181036

Një lëvizje që konkretizohet pikërisht në janar, siç Shkëndija ka lajmëruar me prezantimin e Trumçit në verë. Mbrojtësi ka kontribuar në tre gola gjatë kampionatit duke shënuar një dhe asistuar dy të tjerë.

Kontrata e firmosur pritet të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Më parë “Panorama Sport” ka përcjellë dhe se Bylisi ka ruajtur 20% të kartonit të 24-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL