“4 me 0 është e ekzagjeruar”, Nevil Dede: Na duhej fitorja me 2 gola! Elbasanit i mbyllëm burimin e furnizimit, puthja ishte për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2026 | 23:25

“4 me 0 është e ekzagjeruar”, Nevil Dede: Na duhej fitorja me 2 gola! Elbasanit i mbyllëm burimin e furnizimit, puthja ishte për…

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, foli pas triumfit 0 me 4 ndaj Elbasanit në “Final 4”. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, Dede u shpreh:

bandicam 2026-05-17 21-16-31-098

“4 me 0 është e ekzagjeruar. Ishim përgatitur për ta luftuar këtë ndeshje. Elbasani ishte më mirë se ne në ndeshje direkte, na duhej fitorja me 2 gola. U munduam të bënim mirë, çdo gjë iu përket djemve në fushë dhe personalitetit që ata treguan.

Duke parë avantazhet dhe disavantazhet e kundërshtarit, morëm masat, deri tek format e daljes. Duke parë Elbasanin me forcën dhe tranzicionin e shpejtë, u munduam t’i mbyllnim burimin nga furnizoshin dhe pastaj ta kishim më të thjeshtë për të ndërtuar.

Nuk ia arritëm në minutat e para, shpërdoruam 2 herë. Personaliteti dhe menaxhimi i ndeshjes është meritë e lojtarëve. Trajneri jep orientime, por lojtarët interpertojnë në fushë. Nuk duam të bëjmë spektakël. Duhet të jemi pragmatistë dhe të vlerësojmë ndeshjen e radhës. Në fund fare s’kemi bërë asgjë, duhet të mendojmë për Vllazninë të gjejmë difektet e tyre të kemi dhe fatin me vete.

Pragmatizmi duhet të jetë arma jonë më e fortë. Në të tilla situata kur unë e kam marrë, është çështje vlerësimi që besuan tek mua. Në momente të tilla me pak ndeshje, Elbasani kishte 3 ditë më shumë kohë pushimi se ne. Na doli për detyrë të punonim nga ana psikologjike. E rëndësishme është që Egnatia përshtatet me kundërshtarin. Këtë “Final 4”, po e luajmë si out sider.

Puthja ishte për një mikun tim që u bë personazh sot, se më pyeti sa gola duhen, unë i thashë 2, kur i shënuam tha a duhen më dhe unë e putha”, u shpreh Dede.

PANORAMASPORT.AL