ZYRTARE/ Zëvendësuesi i Kekos, Korabi prezanton sulmuesin 26-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2023 | 22:21

ZYRTARE/ Zëvendësuesi i Kekos, Korabi prezanton sulmuesin 26-vjeçar

Ish-sulmuesi i Tomorit, Ariel Dobra, do të vijojë karrierën te Korabi i Peshkopisë. 26-vjeçari është prezantuar ditën e sotme te klubi nga Peshkopia, duke u rikthyer edhe njëherë te Korabi, pas eksperiencës në sezonin 2019-2020.

DOBRA

Me fanellën e Tomorit, Dobra u aktivizua 16 ndeshje në sezonin e fundit, ndërkohë që me dibranët ka firmosur kontratë 2-vjeçare.  

Futbollisti beratas do të kërkojë të ecë në gjurmët e sulmuesit Alberts Keko, që në fillim të sezonit u transferua te Partizani.  

NJOFTIM I KLUBIT:  

Ariel Dobra zyrtarisht pjesë e KF Korabit! 
 
Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Ariel Dobra. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për dy vitet e ardhshëm. 
 
I urojmë suksese lojtarit dhe klubit! 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"