ZYRTARE/ U stërvit me Vllazninë, sot mbrojtësi durrsak prezantohet te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 13:20

ZYRTARE/ U stërvit me Vllazninë, sot mbrojtësi durrsak prezantohet te Kukësi

Kukësi godet sërish në merkato, klubi verilindor ka prezantuar ditën e sotme dhe blerjen e radhës, Kristi Markun. Mbrojtësi 26-vjeçar është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Partizanit, Flamurtarit dhe Lushnjës.

KRISTI MARKU

Gjithashtu Marku më parë është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan dhe Honved. Kristi Marku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me skuadrën verilindore. Marku kishte dalë prej disa kohësh në stërvitjen me Vllazninë, por në fund ka zgjedhur verilindorët.

Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit 26-vjeçar e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen ish-lojtarit të Partizanit dhe Flamurtarit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Zyrtare! Kristi Marku është futbollist i Kukësit

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

⚽️ Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen, teksa është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan, e Honved.

?? Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Marku me fanellen e ekipit tonë. Mirësevjen Kristi ??

? @photosport.al”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"