ZYRTARE/ Skënderbeu vendos për largimin e parë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2019 | 15:40

ZYRTARE/ Skënderbeu vendos për largimin e parë në merkato

Realdo Fili nga ky moment nuk është më lojtar i Skënderbeut.

Burime zyrtare në klubin korçar konfirmuan për “Panorama Sport”, se pak minuta më parë është arritur konsensusi mes palëve për të prishur marrëveshjen me mirëkuptim.

Fili2

Fili nënshkroi për dy vite me Skënderbeun në verën e 2018-ës, por hapësirat e pakta te korçarët dhe mosdhënia e garancisë për aktivizimin në vazhdimësi, bënë që lojtari të kërkonte largimin.

E ardhmja për fierakun duket sërish në kampionatin shqiptar, teksa një opsion është Luftëtari, paçka se nuk mund të flitet me siguri për një marrëveshje. Gjithsesi, mësohet se Fili ka një ofertë konkrete nga një klub i Superligës maqedonase dhe nuk është çudi që të vazhdoj karrierën në shtetin fqinj. Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"