ZYRTARE/ Nis eksodi, Kukësi e mbyll me futbollistin e afruar me shumë bujë në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 22:00

ZYRTARE/ Nis eksodi, Kukësi e mbyll me futbollistin e afruar me shumë bujë në merkaton e janarit

Mbyllja e sezonit pa arritur në Kupat e Europës do të sjellë padyshim ndryshime rrënjësore në përbërjen e skuadrës së Kukësit, ku pritet riformatimi i ekipit. Dhe largimet nga verilindorët kanë filluar që sot.

kukesi

Klubi ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me mesfushorin Xhonson Ousu i cili ishte afruar me shumë bujë në merkaton e janarit nga verilindorët. Sulmuesi ganez duhej të ishte protagonist në pjesën e dytë të sezonit, por e mbylli me vetëm 13 ndeshje në Superiore dhe një gol të shënuar.

“Johnson Owusu ka mbyllur bashkëpunimin me FK Kukësin! FK Kukësi i uron Johnson suksese ne karrierën e tij!”, shkruhej në njoftimin e shkurtër të Kukësit që mbylli kështu para kohe marrëveshjen me lojtarin e afruar si një goditje të bujshme të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"