ZYRTARE/ Nica rikthehet si trajner pas “puçit”, merr ekipin e Kategorisë së Dytë në luftë për t’u ngjitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2019 | 17:29

ZYRTARE/ Nica rikthehet si trajner pas “puçit”, merr ekipin e Kategorisë së Dytë në luftë për t’u ngjitur

Një emër i vjetër dhe i njohur në futbollin shqiptar, si Stavri Nica, rikthehet sërish në trajnim, vetëm pas javë pasi dha dorëheqjen nga Kastrioti, me arsyetimin se lojtarët në fushë nuk i bindeshin, duke shkuar deri aty sa i bën edhe “puç”.

stavri nica

Ditën e sotme, Nica është emëruar zyrtarisht trajner i Devollit në grupin B të Kategorisë së dytë. 65-vjeçari, vjen si një përforcim me emër në krye të pankinës, ku ekipi i Devollit lufton për t’u ngjitur një kategori më sipër, dhe gjendet në kuotë të barabartë pikësh me Maliqin, 31, ndërsa vetëm një pikë më sipër, në vendin e parë, gjendet Shkumbini.

Capture37

| NJOFTIM |

Stavri Nica emërohet trajner i K.S Devollit.
Ditën e sotme është prezantuar përapara lojtarëve dhe stafit.I urojmë mirëseardhjen ish-trajnerit të Kastriotit dhe sa më shumë suksese me skuadrën tonë.

141

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"