ZYRTARE/ Largimi i Stavri Nicës, Devolli prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:37

Devolli Kategoria e pare LAJMI KRYESOR Të fundit

ZYRTARE/ Largimi i Stavri Nicës, Devolli prezanton trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare. Festim Fetollari do të jetë trajneri i ri i Devollit, i cili do të zëvendësojë Stavri Nicën e larguar. Ka qenë vetëm klubi bardheblu që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar emërimin e Fetollarit në krye të skuadrës.

Fetollari Devolli

NJOFTIMI I DEVOLLIT: 

Klubi i Futbollit Devolli ka kënaqësine të njoftojë të gjithë mbështetësit e tij se duke filluar nga sot , trajner i ekipit do të jetë Festim Fetollari. Profesor Stavri Nica është larguar nga KF Devolli për arsye shëndetësore dhe për asnjë lloj arsye financiare. 

Bëjmë me dije të gjithë tifozët që klubi është treguar korrekt përsa i përket pagave dhe premiove. Ditën e sotme , në një mbledhje të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Devoll midis drejtuesve të klubit, ka firmosur zyrtarisht kontratën Festim Fetollari , i cili ka një eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë ku ka drejtuar skuadrën e Pogradecit. 

Klubi i Futbollit Devolli falenderon profesor Stavri Nicën për të gjithë punën e palodhshme , seriozitetin dhe përkishtimin e treguar në këto muaj.Gjithashtu, i urojmë suksese trajnerit të ri Festim Fetollari!

fETOLLARI

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com