Zyrtare/ Hasan Lika trajneri i ri i Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 13:43

Zyrtare/ Hasan Lika trajneri i ri i Luftëtarit

Nuk ka më dilema, Hasan Lika është trajneri i ri i Luftëtarit. Lajmin e konfirmoi pak minuta më parë për “Panorama Sport” vetë 57-vjeçari kryeqytetas. “Po, mund të më uroni. Nesër kryej stërvitjen e parë.

Hasan Lika

Nuk mund të refuzoja ofertën e një klubi si Luftëtari. Gjej një skuadër të mirë. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Kukësit”, – ka thënë Lika, i cikli nesër prezantohet nga presidenti Grigor Tavo para skuadrës, për të nisur direkt punën. Ndeshja e parë është kundër Kukësit, që drejtohet nga ish-trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"