ZYRTARE/ Fatale humbja ndaj ekipit ku aktivizohet lojtari i Kombëtares shqiptare, klubi spanjoll shkarkon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 14:43

ZYRTARE/ Fatale humbja ndaj ekipit ku aktivizohet lojtari i Kombëtares shqiptare, klubi spanjoll shkarkon trajnerin

Fransisko Rodrigez nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Elçes!

FRANSISKO RODRIGEZ

Fatale për trajnerin spanjoll ishte humbja 2-1 në frymën e fundit ndaj Rajo Vajekanos, ekip ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili luajti mbrëmjen e djeshme përgjatë gjithë 90 minutëshit.

Elçe nuk e ka provuar ende shijen e fitores në këtë sezon të La Liga-s, teksa në 7 ndeshje ndodhet në vendin e fundit dhe ka koleksionuar, 1 barazim dhe 6 humbje, me një golavarazh 3-18, duke qenë mbrojtja më e dobët e kampionatit.

Lajmin e shkarkimit nga detyra e trajnerit të Fransisko Rodrigez, e bëri vetë publik klubi spanjoll me anë të një komunikate në sajtin e saj, duke i uruar suksese në të ardhmen dhe duke e falënderuar për punën e përshkuar.

44-vjeçari mori drejtimin skuadrën e Elçes më 30 nëntor të vitit 2021 dhe që nga atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke grumbulluar 12 fitore, 4 barazime dhe 17 humbje.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"