Zidani “fiksohet” me Pogbanë, Reali ofron 80 milionë euro dhe kartonin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 14:34

Zidani “fiksohet” me Pogbanë, Reali ofron 80 milionë euro dhe kartonin e…

Pol Pogba është shprehur se do të largohet këtë merkato nga Mançester Junajtid, dhe e ardhmja e tij nuk dihet akoma.Pogba

Shumë zëra e lidhin atë me Juventusin dhe Real Madridin, me këta të fundit që janë më favorit. Sipas mediave spanjolle, tekniku Zidan e do me çdo kusht lojtarin në skuadrën e tij, dhe drejtuesit po punojnë që t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Së fundmi madrilenët kanë bërë një ofertë tjetër, në drejtim të Junajtid.04D47E9D000003E8-4652008-Paul_Pogba_joined_Manchester_United_last_summer_for_a_world_reco-m-31_1498771986120

Bëhet fjalë për një ofertë prej 80 milionë euro plus shërbimet e uellsianit, Gareth Bejl. “Djajtë e kuq” pritet të kthejnë përgjigje së shpejti për ofertën e madrilenëve, dhe më pas do të jemi më të qartë përsa i përket të ardhmes së francezit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"