Zhordi Krujf: Të pasaktë para portës, mund të fitonim më thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2017 | 11:54

Zhordi Krujf: Të pasaktë para portës, mund të fitonim më thellë

Zhordi Krujf e nisi në mënyrën më të mirë drejtimin e Makabi Tel Aviv. Trajneri i skuadrës izraelite, që dje kishte ndeshjen e tij të parë zyrtare, ia doli të fitonte 2-0 përballë Tiranës duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit të turit të parë të Ligës së Europës.

zhordi krujf

Pas takimit të djeshëm, Krujf u shfaq shumë i lumtur për këtë sukses të të tijve. “Ishte një ndeshje e vështirë, por treguam se kemi shumë energji dhe qarkulluam topin mirë. Një ndeshje shumë e mirë, ku, përveç fitores, rëndësi të madhe ka që mbajtëm portën tonë të paprekur. Nëse do të ishim treguar më të saktë përpara portës, fitorja jonë do të ishte më e thellë.

Për mua, e rëndësishme është që të korrigjojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Të gjithë dëshirojnë ta shohin Makabin më agresiv, të kundërsulmojë me disa lojtarë dhe të luajë saktë në sulm. Unë jam ende duke kërkuar për futbollistë në merkato për ti pasur në ekip për një periudhë të gjatë. Kemi arritur një fitore shumë të rëndësishme. Shpresoj dhe besoj se do arrijmë të kualifikohemi”, deklaroi Zhordi Krujf.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"