Zhgënjyen në miqësore, Korabi nuk u publikon as emrat lojtarëve që provoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2017 | 17:16

Zhgënjyen në miqësore, Korabi nuk u publikon as emrat lojtarëve që provoi

Klubi i Korabit kërkon të përforcohet me lojtarë, por për momentin nuk po gjen ata të duhurit që mund ët ndihmojnë ekipin dibran të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar. Konfirmimi vjen edhe nga vetë klubi i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka vendosur të mos publikojë emrat e futbollistëve të cilët ka marrë në provë, pasi kanë qenë shumë zhgënjyes.

korabi stervitje

Korabi zhvilloi sot një miqësore ndaj Bylisit, të cilën e humbi me rezultatin 2-1. Golave të Fejzajt e Dervishit iu përgjigj vetëm Mziu për dibranët të cilët duket qartësisht se janë ende larg pritshmërisë dhe në një situatë aspak ideale për vazhdimin e sezonit.

Klubi thjesht bëri të ditur se kush ishin titullarët dhe zëvendësuesit, mes atyre që ishin nën kontratë me dibranët, duke injoruar plotësisht futbollistët e rinj që kishte testuar trajneri Gerd Haxhiu.

korabi njioftim

Faksimile e lajmit te publikuar ne faqen e klubit

Nga njoftimi i Korabit

“30 minutat e para u hodhën në fushë: Laço; Prifti, Prençi, Nako, A. Peposhi; Kaja, Zefi, Gavazaj, Mziu; D. Peposhi, Kaloshi. Më pas trajneri Haxhiu vendosi të ndërrojë 11-shen me pjesën e pa-aktivizuar të ekipit dhe lojtarët e rinj të ardhur në provë emrat e të cilëve nuk bëhen publik pasi shumica nuk bën pjesë në planet e tij pas paraqitjes të dobët në ndeshje. Pjesa e formacionit vijoi e diferencuar disa minuta të tjera stërvitje pas zëvendësimit. U aktivizuan: E. Prençi, Çela, Veliaj, Jubani, Xhaferri dhe pjesa tjetër e lojtarëve në provë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"