Zhgënjimi në Ligën e Kampioneve, Interi gati për supërsfidën e Serisë A me Asllanin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 22:11

Zhgënjimi në Ligën e Kampioneve, Interi gati për supërsfidën e Serisë A me Asllanin në fushë

Pas eliminimit zhgënjyes të mërkurën ndaj Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve, Interi rikthehet në fushën e lojës, por kësaj here në Serinë A, me përballien ndaj Napolit, të dielën në mbrëmje.

asllani

Zikaltërit, hyjnë në fushën e lojës si kryesuesit e kampionatit italian, dhe përballën me kampionët në fuqi të Serisë A.

Detaje për formacionin e mundshëm të Interit nuk ka akoma, por me atë se ç’ka raporton “Sky Sport”, mendohet se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristian Asllani, mund të jetë që nga minuta e parë në fushën e lojës.

Dëmtimi i Çalhanoglu, i hap derën Asllanit, duke i dhënë më shumë minutazh, përpara grumbullimit së ndeshjeve të marsit, që Shqipëria ka me Suedinë dhe Kilin.

Situata e Interit duket e qetë, teksa qëndron i vetëm në krye të rënditjes së Seria A, me 16 pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë, ndërsa Napoli akoma po lufton për një vend në Kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"