Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, përfaqësuesi i Luftëtarit zbulon mashtrimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 22:41

Zgjedhjet farsë në Gjirokastër, përfaqësuesi i Luftëtarit zbulon mashtrimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale

Nertil Nebiaj, përfaqësuesi i Akademisë së Futbollit Luftëtari, ka shpjeguar sot në “Sport News Plus” në “News 24” se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet farsë në Shoqatën rajonale të Gjirokastrës, Ai ka listuar të gjitha shkeljet atje dhe çfarë do të ndodhë në vijim, pasi palët do t’i drejtohen gjykatës.

nebiaj

“Duke marre shkas nga situata e paqartë që po kryhej për zgjedhjet ne Gjirokastër. Së bashku me përfaqësues ligjorë të anëtarëve të tjerë, i jemi drejtuar Shoqatës rajonale dhe FSHF-së, si dhe FSHF ë të na informonte në lidhje me veprimet dhe vendimet që po merrte me caktimin e delegatëve për Asamblenë e FSHF, anëtarët e saktë dhe emrat e delegatëve që përbëjnë këtë shoqatë dhe si janë përzgjedhur.

Meqë nuk morëm përgjigje e nuk patëm transparencë, ne bojkotuam mbledhjen dhe më 28 janar na është kthyer përgjigje ku janë përmendur disa emra të përfaqësuesve të klubeve rajonale. Më 29 janar që ishte programuar të zhvillohej mbledhja e kësaj shoqate, ku pjesa më e madhe ka bojkotuar, është dalë me deklaratë nga kryetari i shoqatës duke cituar se nuk është arritur kuorumi dhe mbledhja u shty një ditë më vonë, pra sot. Për këtë jemi njoftuar edhe me e-mail. Por ajo që nuk kuptojmë është se si këta zotërinj e kanë verifikuar këtë kuorum se kanë bërë deklaratë para stadiumit se bashkia e akademia nuk ka pasur njoftim me shkrim që na kërkohej të lironim ambientet që kjo shoqatë të kryente këtë mbledhje. Kjo shoqatë funksionon një herë në katër vjet, kur nevojiten votat për të votuar në federatë dhe nuk është e pranishme, po të shohësh ato zyra aty nuk ka asgjë dhe nuk është zhvilluar asnjë mbledhje më parë.

Nuk po respektohet asnjë normë nga drejtuesit e shoqatës dhe organet e federatës, ata nuk kanë mbledhur as komision verifikimi për anëtarët dhe gjeneralitetet, me procesverbal që nuk po arrihej kuorumi.

Atë që dua të sqaroj është në lidhje me këtë falsitet që u zhvillua në një hotel të qytetit, u realizua një mbledhje farsë me delegatë të sajuar në momentet e fundit dhe më lejo të të sqaroj pak a shumë. Në këtë mbledhje mori pjesë përfaqësues i akademisë ”Lefter Millo” që në shkresën ku u përcaktuan emrat dhe përfaqësuesit që do të merrnin pjesë në këtë mbledhje, në këtë shkresë kryetari ka përcaktuar emrat dhe këtu nuk është përfaqësuesi në fjalë. Na del që brenda 24 orëve këto sajojnë delegat dhe merr pjesë për të krijuar kuorumin që nevojitej. Së dyti, në këtë mbledhje ka ardhur përfaqësuesi i futbollit Memaliaj, Xhevit Kaçorri, i cili më 27 janar ka firmosur deklaratë noteriale, ku thotë që çdo veprim të tij e bën të pavlefshëm. Ky merr pjesë në mbledhje dhe zgjidhet delegat për Asamble të FSHF. Vlen të përmendet përfaqësuesi i klubit të futbollit Luftëtari, në radhë të parë duhej të pyesja se ku është Luftëtari? Ky Luftëtar ka prodhuar delegat e përfaqësues. Anëtari përjashtohet kur nuk merr pjesë në aktivitete sportive për dy vite, si mund të prodhojë delegat e të marrë pjesë në këtë asamble? Është një çështje penale në prokurorinë e rrethit Gjirokastër dhe përfaqësuesi nuk ka si mund të jëte delegat, i zgjedhur edhe delegat në Asamble. Kanë marrë pjesë me të drejtë vote në mbledhjen e sotme, që janë nul e të pavlefshme. Petraq Meçi është shkarkuar nga Akademia Luftëtari dhe kemi njoftuar FSHF dhe shoqatën, por këta përzgjedhin këtë që duan këta e jo kë delegojnë klubet, Ky bie në kundërshtim me statusin, edhe ky zotëria është në kundërshtim me statutin dhe çdo vendim i tij është nul.

Kemi depozituat kallëzim penal që do i drejtohet prokurorisë së rrethit Gjirokastër më të gjithë këto parregullsi”, tha Nebiaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"