Zejnullai: Kupa është prioritet, Egnatian e shihni me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 9:47

Zejnullai: Kupa është prioritet, Egnatian e shihni me Vllazninë

Pas 2 muajsh pritje Egnatia shkelmoi më në fund krizën duke u rikthyer tek fitorja në javën e 29-të në Kategorinë Superiore.

shgfjh

Rrogozhinasit mundën në “Arena Egnatia” skuadrën e Kukësit me rezultatin 1 me 0 ku heroi për bardhë jeshilët rezultoi Arbin Zejnullai. Mesfushori tetovar në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” u shpreh se suksesi me Kukësin erdhi më momentin e duhur.

Zejnullai shënoni përsëri dhe riktheni Egnatian te fitorja…

Jam i lumtur që arrita të ndihmoj ekipin të rikthehet më në fund tek fitorja që na kishte munguar shumë. Patëm zhvilluar ndeshje pozitive, por nuk kishimarritur rezultate të kënaqshme dhe kjo na dëmtonte shumë në aspektin psikologjik. Pauza e ndeshjeve të kombëtareve na ndihmoi shumë në disa dimensione, duke u përgatitur maksimalisht nga Kukësi, i cili kishte bërë mirë javët e fundit. Ne e dominuam sfidën dhe merituat të fitonim, por sërish nuk mundëmtë mbyllnin ndeshjen me rastet e krijuara. Megjithatë në këtë moment rëndësi kanë pikët dhe kjo fitore na jep qetësi për takimet e mbetura të këtij sezoni.

E kishe menduar që do të ishe golashënuesi i rrogozhinasve?

Nuk e kisha menduar, pasi së pari unë jam mesfushor dhe kam të tjera objektiva për të kryer në fushën e lojës. Në fillim të sezonit ne kishin në skuadër lojtar si Paulauskas apo i ndjeri Duamena, të cilët nëse do të vijon të ishin pjesë e Egnatias normalisht që do të udhëhiqeshim nga këta futbollistë. Ajo që mund të themështë që ndihem mirë në skemat e skuadrës dhe falë shokëve të skuadrës ia kam dalë ta dërgoj 6 herë topin në rrjetë. Tek Egnatia shënojnë të gjithë dhe kjo na ka ndihmuar të zgjidhim ndeshjet delikate të këtij sezoni. Ne punojmë si një trup i vetëm për të përmbushur objektivat e klubit, pak rëndësi ka se kush arrin të dërgojë topin në rrjetë.

Në mesjavë luani në shtëpi me Vllazninë në gjysmëfinale të Kupës?

Pas sfidës me Kukësin kemi vijuar menjëherë përgatitjet për duelin me Vllazninë. Përballë do të kemi një nga skuadrat më të konsoliduara të këtij sezoni, si shkodranët, të cilët janë ekipi qërenditet në vendin e dytë në kampionat. Ne do të mundohemi tëbëjmë maksimumin duke shfrytëzuar fushën tonë dhe tifozët në shkallët e stadiumit për të tentuar një rezultat pozitiv. Ne e kemi objektiv primar fitimin e Kupës dhedo bëjmë gjithçka për të konkretizuar këtë synim tonin. Natyrisht që do të jetë e vështirë pasi edhe Vllaznia është një klub që do t’i shkojë deri në fund të këtij kompeticioni. Mendoj që Egnatia i katë gjitha mundësitë për të shkuar në finale.

Dueli me shkodranët ështëprovë gjenerale për titullin?

Ne me Vllazninë kemi luajtur 3 takime në kampionat, duke fituar 2 herë dhe u mundëm në ndeshjene fundit në transfertë. Ndeshjet ekupës kanë specifikën e vet dhe përballjet e kampionatit kanë llogaritë të tjera. Gjykoj se në “Final4” do të ketë sigurisht të tjerapërgjegjësi ndaj mendoj që momentalisht fokusi të jetë te takimi i parë i gjysmëfinales së kupës. Skuadra po stërvitet rregullisht dhe gëzon një formë të mirë fizike që mendoj do na ndihmojë shumë në takimet vendimtare që kemi përpara. Sigurisht që dueli në mesjavë me Vllazninë është një nga finalet që duhet kaluar me sukses.

Egnatia do ta ruajë vendin eparë?

Mendoj që momenti ynë negativ kaloi dhe tani e tutje do të vijojmë të hipotekojmë rezultate pozitive. Përpara kemi ndeshje të vështira, pasi çdo ekip ka objektivat e veta dhe do na duhet të sakrifikojmë shumë. Egnatia i ka të gjitha shanset dhe mundësitë për ta ruajtur vendin e parë. Ky pozicion do na jepte më shumë besim për takimet teke në “Final4”, pasi do shkonim me petkun e të qenurit kampion moral të këtij sezoni. Megjithatë për ta ruajtur vendin e parë na duhet të punojmë maksimalisht pasi rivalët janë gjithmonë aty gati për të përfituar.

Kë shikoni rivalin kryesorpër titullin?

Mendoj që janë disa skuadra të cilat do ta synojnë titullin këtë sezon kjo edhe për shkak të formulës që do të aplikohet. Diferencat mes ekipeve janë të vogla dhe besoj që kush do të tregohet më pragmatist do ia dalë të jetë i suksesshëm. Mbetet për t’u parë sesi do të vijnë ekipet pas 36 javëve kampionat, por në tërësi besoj që Vllaznia dhe Partizani do të jenë aty për të synuar trofeun. Ne do mundohemi të vlerësojmë maksimalisht sfidat e mbetura dhe do të shkojmë me kokën lart në duelet që do të përcaktojnë fituesin e këtij sezoni. Ne kemi respekt për çdo ekip, por nuk i druhemi askujt ndaj do të bëjmë llogaritë tona për të sjellë trofeun në Rrogozhinë.

Cili është objektivi personal për këtë sezon?

Objektivi im është të ndihmoj ekipin sa herë jam në fushën e lojës. Falë Zotit gëzoj një formë të mirë fizike dhe kjo më jep shansin të shfrytëzoj dhe të vënë dispozicion të skuadrës aftësitë që disponoj. Do të bëj gjithçka për të kryer detyrat që trajneri më jep dhe do të vrapoj sa të mundem për të ndihmuar shokët e skuadrës si në aspektin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv. Më pëlqen të sakrifikoj dhe do të mundohem të jap gjithçka që besimin e klubit ta shpërblejnë fushën e lojës me paraqitje pozitive.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"