Zbulohet arsyeja, ja pse trajneri Shehi zgjedh Hoxhën para Qirkos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 20:15

Zbulohet arsyeja, ja pse trajneri Shehi zgjedh Hoxhën para Qirkos

Të zgjedhësh mes më të mirëve është bukur, por edhe e vështirë. Orges Shehi duket se ka zgjidhur edhe dilemën në portë.

shehi

“Pano Qirko për mua është portieri më i mirë në Kategorinë Superiore, por aktivizuam Alban Hoxhën për lidershipin që ai ka”, perifrazoi trajneri pas ndeshjes me Dinamon dhe në derbi i qëndroi këtij mendimi.

MixCollage-01-Jan-2024-08-28-AM-3248

Fakti që në dy ndeshje kaq të rëndësishme zgjedh kapitenin Hoxha, do të thotë se durrsaku e ka bërë një zgjedhje, të paktën për ndeshjet e rëndësishme, ku presioni është tejet i madh. Me siguri durrsaku do të vijojë me Hoxhën mes shtyllave në këtë fazë vendimtare të sezonit, me Qirkon, që spostohet si titullar në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"