Zbulohen risitë, Ilir Daja teston një formacion pa merkato. Ja si mund të luajnë të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 0:21

Zbulohen risitë, Ilir Daja teston një formacion pa merkato. Ja si mund të luajnë të kuqtë

Partizani ka nisur punën për sezonin e ri më 12 gusht, por të kuqtë mbeten peng nga bllokimi i merkatos nga FIFA. Që në ditën e prezantimit trajneri Ilir Daja u shpreh se klubi dhe ai e kanë edhe një plan “B” për Partizanin, duke marrë të mirëqenë rastin më të keq, moszhbllokimin e merkatos.

Daja

Madje, me këtë plan po punon trajneri Daja nga dita e parë e stërvitjes dhe deri më sot. Në miqësoren me Korabin 53- vjeçari bëri provën e parë me grupin që ka në dispozicion, ku pa dyshim i diktuar nga grupi, trajneri është i detyruar që të improvizojë në krahët e mbrojtjes. Rikthimi i Esin Hakajt shikohet si një ngushëllim, pasi fatmirësisht e kanë një mbrojtës tipik të majtë, rol i cili mbeti bosh pas largimit të Trashit.

Duke ditur se shkodrani u kthye me vonesë, trajneri Daja për ditë me radhë kishte punuar me Kristi Koten duke e adaptuar si mbrojtës të majtë. Mesfushori korçar e nisi miqësoren me Korabin pikërisht në të majtë të mbrojtjes. Risia tjetër ishte tërheqja prapa e Jurgen Bardhit, zgjedhje cila mbase vjen edhe nga rikthimi i Lukas Kardozës nga huazimi. Daja e ka një ide për Bardhin që ta aktivizojë në mesfushë, i cili me përpunimin e topit dhe daljet e shpejta mund të bëhet i vlefshëm për shokët e sulmit. Broja luajti në qendër të mesfushës, ndërsa nga krahët kishte shërbimet e Bardhit dhe Malës, të cilët në fazën ofensive e bënë ekipin me pesë sulmues.

pARTIZANI

Ndaj Korabit trajneri e nisi fazën sulmuese me treshen Lukas-Solomon-Çinari. Por, duke ditur se shkodrani është i dënuar nga FIFA, ai mund të zëvendësohet me Melon, që i është bashkuar së fundmi ekipit, apo me Jasir Asanin, i cili akoma nuk ka nisur stërvitjen me grupin. Në pjesën e dytë trajneri Daja hodhi në fushë formacionin e dytë, ku disa lojtarë u provuan në role të reja. Risia ishte aktivizimi i sulmuesit Gehard Hasa si mbrojtës i djathtë, një tjetër sektor ku Partizani ka probleme. Gjithsesi, këto mbesin thjesht prova të Dajës për ditë të vështira.

ILIR CARA –  PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"