Xhamia në fanellë bëhet shkas për largimin e tifozit, klubi gjerman e falenderon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:00

Xhamia në fanellë bëhet shkas për largimin e tifozit, klubi gjerman e falenderon

Imazhi i xhamisë në fanellë ka bërë që një tifozë të mos jetë më anëtar i Këlnit. Tifozi thekson se e ka marrë këtë vendim se nuk mund të përfaqësohet nga xhamia dhe feja islame.

keln

Mes mesazhit të tifozit është edhe: Shpresoj që sezonin tjetër të luani me fanella rozë”. Klubi i Këlnit ka vendosur ta shpërndajë në rrjetet sociale mesazhin e tifozit ku madje edhe e ka falenderuar.

“Ne morëm një njoftim që një anëtar i joni nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për shkak të xhamisë në fanellën tonë. Për këtë ne i themi lamtumirë dhe faleminderit për idenë”, shkruan në rrjetet sociale klubi i Këlnit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"