Vlorë, gjoba dhe premtime për një pagë, lojtarët të pasigurtë për vazhdimësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2015 | 6:04

Vlorë, gjoba dhe premtime për një pagë, lojtarët të pasigurtë për vazhdimësinë

Flamurtari gezon golin ne FierDo të ketë gjoba për Flamurtarin. Administratori Sinan Idrizi nuk tërhiqet nga vendimi i tij për ta penalizuar financiarisht ekipin për gjithçka ndodhi kundër “demave të kuq”.

Por, për të mos rënduar “xhepat” e lojtarëve, Idrizi ka vendosur që gjoba t’u merret jo në mënyrë të menjëhershme, siç u tha në fillim që do të mbahej një pagë.

Gjoba, në fakt, do të ketë vlerën e një rroge, por administratori ka urdhëruar financierët e klubit që të bëjnë shpërndarjen në kohë të saj ose kalkulimet t’i bëjnë në fund, duke mos i rimbursuar lojtarët për TVSH-në. Duket se ky vendim ka ardhur edhe pas reagimit që patën lojtarët për masën, ku nuk ishin dakord. Por Idrizi nuk bëri prapaktheu.

Për më shumë lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"