Vlerësim maksimal për sfidën Bylisi-Partizani, ja kush do gjykojë përballjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 10:55

Vlerësim maksimal për sfidën Bylisi-Partizani, ja kush do gjykojë përballjen

Takimi mes Bylisit dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 14-të të Superiores, që do të startojë në orën 13:30 në stadiumin “Adush Muça”, pritet të vlerësohet maksimalisht nga FSHF-ja. 

partizani bylis

Me shumë mundësi drejtësinë në këtë takim do ta vendosin gjashtë arbitra në fushë. Eldorjan Hamiti, arbitër me stemën e FIFA-s dhe i Kolegjiumit të Lezhës, pritet të jetë kryesori i kësaj sfide.

eldorian hamiti

Në fazën e parë dueli mes Partizanit e Bylisit u gjykua nga Kreshnik Cjapi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"