Vieri: Interi ka më uri se Juventusi, ju them që Konte e mposht Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 22:34

Vieri: Interi ka më uri se Juventusi, ju them që Konte e mposht Barçën

Vieri shoumen, shpirti i festës, pikërisht si në fushë në kohët kur vishte akoma takat. 

VieriNë mes të elozheve të drejtuara Turatit, portierit të ri të Sasuolos, autor i një debutimi të shkëlqyer në Serinë A kundër Juventusit, Bobo ka ngjallur buzëqeshjet e studios së “Tiki Taka”-s duke treguar së pari, përpara se të “kthehej” në rolin e opinionistit, një episod lidhur me përfundimin e sfidës mes Interit dhe Barit në vitin 1999, sfidën e parë në Serinë A të Antonio Kasanos (edhe ai i ftuar i programit), autor i një goli legjendar. Në një dialekt perfekt barez, Vieri ka treguar që Kasano iu afrua në përfundim të ndeshjes dhe i tha: “Ue Bobo Vie, më jep fanellën”. Nuk kanë luajtur përkrah, por sot janë miq.

INTERI – Më pas, ish-sulmuesi zikaltër ka komentuar momentin e madh që po përjeton skuadra e Antonio Kontes, kryesuese e re e Serisë A pas suksesit kundër SPAL-it dhe rënies së Juventusit: “Konte është si çekiç, një motivues, i mban të gjithë në gatishmëri, deri në fund. Nuk qëndron dot në vend, në fund të ndeshjes është i sfilitur. Cila ka më shumë uri mes Juventusit dhe Interit? Interi, është normale: Juvja ka fituar për tetë vite radhazi. Madje zikaltrit i shoh mirë edhe në Europë, pavarësisht nga se mund të duket nga jashtë: ju them, madje, se me Barcelonën fitojnë”.

NAPOLI – Në fund, Vieri ka prekur edhe argumentin e lidhur me Napolin, që po përjeton një situatë të tendosur mes polemikave dhe gjobave. “Sipas mendimit tim, lojtarët vepruan mirë që nuk shkuan në grumbullim pas barazimit me Salcburgun, nuk e kuptoj qëndrimin për të kërkuar grumbullimin pas një rezultati negativ”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"