VIDEO/ Zhgënjen Skënderbeu, Apolonia i merr 1 pikë në Korçë… pas 10 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:56


VIDEO/ Zhgënjen Skënderbeu, Apolonia i merr 1 pikë në Korçë… pas 10 vitesh

Skënderbeu ka zhgënjyer në shtëpi përballë një rivali direkt si Apolonia, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Skenderbeu

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.

Skenderbeu-Apolonia 1-1

Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës.

 

FT: SKËNDERBEU-APOLONIA 1-1

Meksi 52′ (p)/ Gjata 72′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+3′ Rrapaj provon të bëjë heroin me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Skënderbeu është hedhur i gjithi përpara në kërkim të golit të fitores.

86′ Tjetër zëvendësim te Apolonia, largohet Krasniqi, vendin e tij e merr Ejoh.

84′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Berisha, vendin e tij e merr Kaçanolli.

83′ Mesfushori Dumfur është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull në mesfushë.

82′ Jeton Krasniqi ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, por ganezi tregohet egoist duke mos pasuar për Rrapajn që ishte i lirë brenda zonës.

79′ Ahmataj dhe Liçi ndëshkohen në stol për protesta.

76′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Pusi, vendin e tij e merr Arinaldo Rrapaj.

74′ Smaçi provon të realizojë një supergol nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

72′ GOOOL APOLONIA 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Mario Gjata realizon nga pika e bardhë e penalltisë. 

70′ Tjetër penallti në Korçë, kësaj here për Apoloninë. Mario Gjata rrëzohet në zonë, pas duelit me Bajramit, për gjyqtarin Beqiri, kemi të bëjmë me penallti. Protestojnë korçarët.

69′ Pushi provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

65′ Superioritet i Skënderbeut që kërkon me ngulm golin e sigurisë.

63′ Apolonia kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohet Mihana dhe Jeboah në fushë Levendi dhe Mehmeti

60′ Zëvendësim te Apolonia, largohet Repaj i dëmtuar, vendin e tij e merr Asllanaj.

59′ Ahmataj nuk iu beson syve. Mensah nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë shumë pranë vijës fatale. Pas devijimit të Marës, mjaftonte vetëm një prekje e sulmuesit për të dyfishuar rezultatin, por kjo gjë nuk ka ardhur.

57′ Mara ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Repajt.

55′ Mara dhuron spektakël me klasin e tij duke shmangur disa kundërshtarë radhazi brenda zonës, por në fund nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, teksa gjuajtja e tij ndalet nga portieri Harizaj.

52′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Kapiteni Jorgo Meksi kalon në avantazh korçarët. Mbrojtësi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

51′ Penallti për Skënderbeun, pas tentativës së Berishës, mbrojtësi Repaj prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin Beqiri kemi të bëjmë me penallti. Protestojnë fierakët.

49′ Berisha lëviz bukur dhe provon të shërbejë në zonë, por kontrollon portieri Harizaj.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Haxhiu kërkon të shtangë korçarët në sekondat e fundit të pjesës së parë me një harkim të rrezikshëm nga goditja e dënimit nga e majta, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbr0jtur nga Dajsinani.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Duele të shumta në mesfushë, ku nuk mungojnë faullet nga të dyja kampet.

35′ Fierakët kërkojnë të fitojnë disi terren, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

29′ Momente paniku në mbrojtjen e Apolonisë, Skënderbeu kërkon me ngulm golin e avantazhit, por mungon saktësia para portës.

20′ Provon të surprizojë Apoloni me Gjatën, por ndërhyn mjaft mirë aty Bajrami, që largon rrezikun në këndore.

15′ Minuta mjaft të mira për korçarët, Elvi Berisha vë në vështirësi Repajn me lëvizjet e tij, por vendimtare ndërhyrja e Sotës, që largon rrezikun.

10′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah. I vetëm përballë portieri Harizaj, sulmuesi i Skënderbeut ka gjuajtur drejt portës, por tentativa e tij është devijuar nga gardiani i Apolonisë, teksa topi ka shkuar në këndore.

4′ Krasniqi i Apolonisë provon me një gjuajtja nga jashtë zonës, por tentativa e tij është qëndrore dhe ndalet nga Dajsinani.

3′ Elvi Berisha shpërthen nga e majta, provon të shërbejë në qendër të zonës, por largon Sota.

1′ Ka startuar sfida në stadiumin Skënderbeut, skuadra korçare menjëherë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Douna, Dumfour, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj

Apolonia: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Omeri, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Mihanaj, Krasniqi, Gjata. Trajner: Fabricio Kamarata

Skenderbeu Apolonia

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/